XHURDIA
✤ Pjesë e veshjes popullore për burra e gra. Ishte e gjatë sa një xhaketë, me mëngë të shkurtra dhe jakë të madhe katrore prapa, që mund të hidhej si kapuç. Bëhej prej shajaku të zi e rrallë të rnurrmë. Xh. mbahej në gjithë Shqipërinë e Veriut; në Kosovë thirrej herkë ose gujë dhe mund të ishte edhe e bardhë, e zbuixtruar me gajtan të zi, në Dibër thirrej kaporan, në Lumë kapsuzë, në Shqipërinë e Mesme ishte më e shkurtër, e zbukuruar me shumë tufa e thekë e auhej jakuce, morosë etj. Kur shkohej për mort jaka e Xh. ngrihej mbi krye në she.një zie. Sipas gojëdhënës ka qenë e kuqe, por e kthyen të zezë pas vdekjes së Skënderbeut.

(A. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xhurdia


[cite]