YLLKAT
✤ Emërtim për grupet e fëmijëve të moshës parashkollore të kopshteve dhe per fëmijët e këtyre grupeve. Grupet e Y. nën urejtimin e edukatores, ndihmojnë për edukimin e fëmijëve me frymën e kolektivizmit, të dashurisë e të ndihmës për njëri-tjetrin. Y. mbajnë një yll të kuq në përparëse, që simbolizon yllin partizan.
(Sh.O.)
✤ (1971). Revistë e përmuajshme letrare artistike e ilustruar për fëmijët e moshës parashkollore. Numri i parë doli në qershor 1971. Botohet nga Instituti i Studimeve Pedagogjike. Ka për qëllim të ndihmojë në edukimin e fëmijëve me tiparet e moralit komunist, me dashurinë për punë, të zhvillojë aftësitë e tyre etj. Në faqet e saj zënë mjaft vend krijime letrare të përshtatshme për moshën, përralla, lodra etj. Jep ndihmesë për zhvillimin e letërsisë për fëmijë.
(Sh. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Yllkat
[cite]