ZALL—BASTARI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bastar, Bulçesh, Mëner i Sipërm, Murrizë, Vilzë, Zall-Mëner popullsia gjithsej 5359 banorë. Z. B. është vendbanim i vjetër, përmendet qysh në shek. VI. Këtu në Zall-Mëner u formua Brigada XXIII S. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, pemëtarinë dhe rritjen e bagëtive të imëta. Në Z.B. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Ruhet si monument kulture një banesë karakteristike e shek. XIX.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zall—Bastari
[cite]