ZALL—DAJTI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Besh, Dajt, Selitë e Malit dhe Shëngjin i Vogël, popullsia gjithsej 2194 banorë. Dëshmohet në shek. IX në zotërimet e Beadës e më vonë të Karl Topisë. Këtej kalonte rruga këmbësore Tiranë-Bendë-Gurabardhë e Dibër. Këshilli NÇ u ngrit në dhjetor 1943. Forcat e Brigadës V S likuiduan mbeturinat e forcave të «Legalitetit». U çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Z. D. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, grupin folklorik, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zall—Dajti
[cite]