ZALL—DARDHA


ZALL—DARDHA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (V), nga e majta e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Soricë, Lashkizë, Tartaj, Nezhaj e Shënllesh, populisia gjthsej 3517 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë nga gjetjet arkeologjike te Çuku i Lekës. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANC. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Z.D. është qendër e koop. së bashkuar «29 Nëntori» formuar më 1969. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e bagëtive të imëta. Z. D. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zall—Dardha


[cite]