ZALL—HERRI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (VL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Herraj, Priskë e Vogël dhe Pinar, popullsia gjithsej 2000 banorë. Në vitet e Luftës ANÇ këtu u formua organizata reaksionare Legaliteti (shih). U çlirua në maj 1944. Forcat e Brigadës III S, së bashku me batalionin «Dajti» në korrik-gusht 1944 zhvilluan këtu luftime kundër forcave gjermano-balliste. Z. H. është qendër e koop. së bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, perimeve e pemtarinë. Ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Ruhet si monument kulture një banesë karakteristike e shek. XIX.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zall—Herri
[cite]