ZALL—REÇI


ZALL—REÇI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (V), nga e majta e luginës së Drinit të Zi (shih). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Kraj-Reç, Bardhaj-Reç, Hurdhë-Reç, Gurë-Reç, Draj-Reç dhe Ndërshenë, popullsia gjithsej 3984 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë nga gjetjet në Draj-Reç. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Z. R. është qendër e koop. së bashkuar «Riza Doda», formuar më 1976. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e bagëtive të imëta. Z.R. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, vatër kulture, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zall—Reçi


[cite]