ZALLI I BULQIZËS


ZALLI I BULQIZËS
✤ Përrua, degë e Drinit të Zi, me gjatësi 46.5 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 484 kml Formohet nga Zalli i Okshtunit që fillon në L të malit të Mirakës dhe përroi i Bulqizës që fillon nga liqenet akullnajore të Malit të Balgjajt. Pas bashkimit pranë Shupenzës përroi mban emrin Z. i B. dhe derdhet në Drinin e Zi në VL të Homeshit me një grykëderdhje të gjerë e me degëzime të shumta. Prurja mesatare shumëvjeçare është 9.2 m3/sek.

(R.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zalli I Bulqizës


[cite]