ZALOSHNJA


ZALOSHNJA
✤ Fshat malor në rrethin e Skraparit (VL) në shpatin L të malit me të njëjtin einër. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Gjerbës (shih). Gjetjet arkeologjike që i përkasin periudhës së shek. IV-III p.e.r. e dëshmojnë si vendbanim të lashtë. Banorët kanë marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ. Në shtëpinë e patriotëve Mahmud dhe Hysen Zaloshnja ka qëndruar sh. Enver Hoxha në fillim të qershorit 1943. Në qershor 1943 këtu u zhvillua Konferenca I e Vendit e Aktivit të Rinisë Komuniste Shqiptare (shih), Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot bën pjesë në koop. e bashkuar Gjerbës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, ambulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zaloshnja


[cite]