ZANA
✤ Qenie e miteve dhe e besimeve popullore, si dhe figurë e folklorit shqiptar. Në zanafillë ishte hyjni e natyrës: e bimësisë dhe e maleve e ujërave, e kafshëve të egra, e gjahtarisë. Dëslimohet”që tek ilirët dhe u trashëgua deri në ditët tona. Përfytyrohej me pamjen e gruas së bukur, me veshje nusërie të krahinës që tregon për të. Z. njihej si trimëreshë, si luftëtare: «trim si zana». Ndihmon trimat, vëllanë në luftë. Atributet e saj kanë qenë; dhia e egër, dreri, dosa, zogu etj. Z. është njohur dhe me emrat: shtojzovalle, të lumet e malit, nuset e malit, të mirat e malit etj. Kulti i Z. më shumë është i njohur në viset e Veriut shqiptar; në Jug e në arbëreshë të Italisë e të Greqisë (zëra) njihei me të njëjtat tipare, po më e zbehtë. Sipas përfytyrlmeve popullore ato banonin në shpella në mes pyjesh të dendura: pushonin në mrize, në maja malesh, në shkëmbinj e pranë guvave. Ndeshej një Z. e vetme ose tri bashkë. Të mirën njeriut ia shpërblenin; për dëmin e shkaktuar e dënonin duke e bërë të marrë ose shërbyes të tyre, por dhe duke e bërë gur a dru. Pranë banesës së tyre duan qetësi, përndryshe të zanojnë. Z. sot ka përfunduar në figurë përrallare.

(M.Ti.)

✤ (1914). E përdyjavshme letrare e ilustruar. Numri i parë doli më 25.5.1914 në Durrës, vijoi gjithsej 4 numra. U botua nën drejtimin e Milo Duçit (me pseudonimin Lulo Malësori). Trajtoi probleme politike, shoqërore e kulturore, u bëri jehonë ngjarjeve të vendit gjatë sundimit të princ Vidit dhe kryengritjes fshatare. Botoi mjaft krijimtari letrare.

(D.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zana


[cite]