ZIAMETI
✤ Lloj i feudit osman i ngritur mbi pronësinë feudale shtetërore mbi tokën, më i madh se timari (shih). Të ardhurat vjetore prej tij arrinin nga 20.000 deri në 100.000 akçe. Feudali që zotëronte një Z. quhej zaim, bënte pjesë në shtresën e. aristokracisë feudale lokale dhe mbante titullin «bej». Struktura e Z. dhe mënyra e zotërimit të tij nga feudalët ishte e njëjtë me atë të timarit. Edhe ky Uoj feudi ishte burim rekrutimi forcash ushtarake.
Në trevat shqiptare gjatë shekujve të parë të sundimit osman, veçanërisht pas mesit të shek.
XVI, Z. përfshinë kryesisht fshatra. Më 1431 në krahinat e Shqipërisë jugore dhe qendrore ishin ■ krijuar 16 ziamete, në të gjitha tsevat shqiptare në vitet 30 të shek. XVI kishte 54 dhe në fund të këtij shekulli 212 Z. Në shek. XVII sasia e tyre u rrit edhe më tepër. Z. u ahrogua bashkë me kategoritë e tjera të pronës feudale ushtarake më 1839 me reformat e Tanzimatit.
(S.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ziameti
[cite]