ZIGXHAFAJ
✤ Fshat kodrinor në rrethin e Durrësit, në VL të Kavajës. Si vendbanim është i lashtë. Në shek. IV-II p.e.r. ishte një qytezë ilire, që shërbente si qendër administrative dhe vendstrehimi në raste luftërash. Fortesa kontrollonte një nga kalimet që lidhnin Fushën e Kavajës me luginën e Erzenit dhe Ndroqin. Fshati ka tradita patriotike. Gjatë Luftës ANÇ ishte një nga bazat më të njohura dhe ka nxjerrë shumë partizanë. Më 20.12.1943 është zhvilluar një betejë e madhe e forcave partizane të Grupit të Pezës kundër forcave të shumta gjermane e balliste, në të cilën ranë 13 dëshmorë. U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1957. Bën pjesë në KTL të Kavajës që më 1974. Ka drejtim kryesor pemëtarinë. Z. ka shkollë të ciklit të ulët, muze, ambulancë, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zigxhafaj
[cite]