ZOGAJ
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës, në rrëzë të Taraboshit, buzë liqenit të Shkodrës. Është në varësi administrative të qytetit të Shkodrës. Fshat i vjetër, përmendet nga shek. XV. Banorët e sotëm kanë ardhur më vonë nga Shestani, Kraja etj. Fshati ka marrë pjesë në Luftën ANÇ. Banorët kanë pasur dhe kanë si profesion kryesor peshkimin. Z. ka shkollë 8-vjeçare, një punishte për qilima, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Fshat në rrethin e Tropojës (L). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Kepeneku dhe Kami, popullsia gjithsej 1730 banorë. Përmendet në burimet e shkruara të shek. XVII me emrin Bytyç. Në Qafën e Prushit më 1912 forcat kryengritëse nën udhëheqjen e Bajram Currit thyen ushtritë osmane. Banorët e Z. kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Në qershor 1944 pushtuesit gjermanë e dogjën gjithë fshatin. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i hujqësisë u bë më 1957. Është qendër e koop. së bashkuar «Çlirimi». Drejtim kryesor të ekonomisë ka rritjen e bagëtive të imëta dhe prodhimin e drithërave të bukës. Z. përmendet për mjaltin. Në Z. është hapur një minierë kromi. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndëtësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zogaj


[cite]