ZOGASI
✤ Fshat në rrethin e Skraparit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Vëseshtë, Osojë, Kalanjas, Dhores, Polenë, popullsia gjithsej 1046 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 1942. Sot është qendër e koop. bujqësore të bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zogasi


[cite]