ZOGJAJ
✤ Fshat në rrethin e Dibrës, në J të qytetit të Peshkopisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bllacë Gjuras, Mazhicë, Stushaj e Topojan popullsia gjithsej 3227 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë nga gjetjet në qytezën e Gjurasit. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Më 20.6.1942 këtu u krijua çeta partizane e Dibrës. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Z. është qendër e koop. së bashkuar «20 Qershori», formuar më 1971. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rritjen e bagëtive të imëta. Z. ka shkollë të mesme, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, shtëpinë e lindjes, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zogjaj


[cite]