ZOGJTË KËNGËTARË
✤ Shpendë që kanë aftësinë të lëshojnë tinguj dhe zëra të këndshëm, që ndryshojnë sipas llojeve nga cicërimat e thjeshta deri në këngë melodioze. Kanë aparatin e zërit «sirings», i eili nga ana funksionale është i ngjashëm me organo dhe është në gjendje të modulojë tingujt me shpejtësi të madhe. Disa Z. K. si trishtili këndojnë këngë të shkurtra, që zgjasin vetëm disa sekonda, disa të tjerë si lauresha këndojnë nielodi që zgjasin ndonjëherë disa minuta. Z. K. që naeshen në Shqipëri janë kryesisht të familjes së tushave e bilbilave, bilbilthave, parosave etj. (Turnidae, Sylviidae, Fringillidae etj) si; tusha këngëtare (Turdus philomelos, Brehm.), mëllenja (T. merula, L.), bilbili (Luscinia megarhynchos, Brehm.), gushëkuqi (Erithacus rubeeula, L.), bilbili i kallmishteve (Acrocephalus arundinaceus, L.), parosat (Fringilla coelebs L.) etj. Mbahen në kafaze si Z. K. kanarina të rritura në kushte artificiale, si dhe zogj të tjerë të egër si: gardalina (Carduelis carduclis, L.), gjelbërushja (Chloris chloris L.), thëllëza e malit (Alectoris graeca Meisn.).
(F.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zogjtë Këngëtarë
[cite]