ZONA E KORABIT


ZONA E KORABIT
✤ Zonë tektonike e Albanideve të brendshme, që shtrihet në pjesën më lindore të vendit dhe përfshin një pjesë të Krahinës Malore Qendrore (shih). Vijimi i saj jashtë kufijve njihet me emrin Zona Pelagoniane. Në Z. e K. janë të përhapur shkëmbinjtë më të vjetër që takohen në territorin e Shqipërisë. Ndër to përmenden rreshpet, ranorët, konglomeratet, si dhe gëlqerorët e metamorfizuar (mermere) të silurianit-devonianit; shkëmbinjitë sedimentarë terrigjenë me pamje flishi të karboniferit; ranorët e konglomeratet e kuqërremta dhe shtresnaja e trashë e gjipseve e anhidriteve të permianit e triasit të poshtëm. Janë të përhapur edhe shkëmbinj magmatikë vullkanikë bazikë (diabaze, porfirite diabazike etj.), acidë (porfirë-kuarcore etj.) si dhe shkëmbinj magmatikë intruzivë, në trajtë dejesh. Ka edhe shkëmbinj më të rinj, kryesisht gëlqerorë jurasiko-kretakë dhe molasë neogjenike. Struktura e Z. së K. është mjaft e koklavitur, sepse është përfshirë nga disa faza malformuese të cikleve hercinian e alpin. Ka rradha, herë-herë të përmbysura drejt P, si dhe shkëputje të shumta tektonike, si pasojë e të cilave janë formuar mbihipje e mbulesa brenda vetë Z. së K., si p.sh. mbulesa tektonike e Gramës (Peshkopi), në të eilën shkëmbinjtë paleozoikë janë të mbihipur mbi sbkëmbinjtë më të rinj. Në tërësi Z. e K. është e mbihipur drejt P mbi Zonën e Mirditës dhe kufiri midis tyre nuk dallohet qartë. Në Z. e K. janë takuar xeherorë karbonatikë të hekurit, xeherorë polimetalorë, kuarc, squfur, gjips, alabastër etj.

(V.Me.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zona E Korabit


[cite]