ZONA E KRASTËS—CUKALIT
✤ Zonë tektonike e Albanideve të jashtme, që shtrihet në pjesën P të Krahinës Malore Qendrore (shih). Vijon përtej kufijve në V me Zonën e Budvës dhe në J në Zonën e Pindit. Në pjesën V të saj, në nënzonën e Cukalit janë të përhapur shkëmbinjtë më të vjetër terrigjenë, vullkanikë e piroklastikë të triasit të mesëm dhe gëlqerorët pelagjikë të triasit të posbtëm-jurasikut të sipërm, mbi të cilët shtrihen rreshpe dhe gëlqerorë me ndërshtresa stralli (radiolarite) të jurasikut-kretakut, si dhe flishi kretako-paleogjenik. Kjo nënzonë përbën një antiklinor të madh, me shumë rrudha antiklinale e sinklinaie më të vogla, të koklavitura nga shkëputje tektonike të shumta e të anuara kah JP. Në pjesën J të saj, në nënzonën e Krastës, si dhe në nënzonën e Gramosit, e eila del si një dritare tektonike, shquhen flishi i hershëm i jurasikut të sipërm-kretakut të poshtëm, gëlqerorët pelagjikë të kretakut të sipërm dhe flishi i vonshëm i majës së kretakut-eocenit. Shkëmbinjtë janë tepër të rrudhosur në antiklinale e sinklinaie asimetrike, shpesh të përmbysura kab P e të ndara nga shkëputje të shumta tektonike, të cilat në disa raste krijojnë një strukturë në trajtë luspash gjeologjike. Lëvizjet tektonike, pas fazës kryesore malformuese eocenike, kanë bërë që në tërësi Z. e K. C. të mbihipë në P mbi Zonën e Krujës (shih) të cilën vende vende (Lezhë, Leskovik) e mbulon pothuajse tërësisht. Nga ana (tjetër në V, nënzona e Cukalit është e mbihipur nga Zona e Alpeve Shqiptare në V dhe Zona e Mirditës në Kjo e fundit ka mbihipur drejt P tërësinë e nënzonës së Krastës dhe, si rrjedhojë veç dritares tektonike të nënzonës së Gramosit, kanë dalë si një gjysmë dritareje tektonike edhe strukturat tërthore të brezit Labinot-Dibër (njësia tektonike e Okshtunit dbe ajo e Dibrës). (Sh.Al.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zona E Krastës—Cukalit
[cite]