ZONA E KRUJËS


ZONA E KRUJËS
✤ Zonë tektonike e Albanideve të jashtme, që shtrihet në trajtë të një brezi nga afërsitë e Shkodrës deri pranë Leskovikut dhe vazhdon përtej kufijve në V me Zonën Dalmate e në J me Zonën e Gavrovos. Në strakturën gjeologjike të Z. së K. spikasin dy formaeione. Në pjesën më të poshtme shtrihen shkëmbinj karbonatikë neritikë, kryesisht gëlqerorë, gëlqerorë dolomitikë e dolomite të kretakut-eocenit me dy ndërprerje të vijimësisë së depozitimit, gjatë të eilave është formuar boksit. Më sipër shtrihet flishi eocenik-oligocenik, me trashësi deri 5 km, vende-vende me shtresa ranorësh e konglomeratesh. Në Z. e K. që është përfshirë nga faza malformuese e mbarimit të oligocenit, si dbe nga faza të mëvonshme neotektonike, shquhen rrudha antiklinale e sinklinale të zgjatura drejtvijore, që përbëjnë disa breza strukturorë. Antiklinalet, të ndërtuara nga shkëmbinj karbonatikë, janë asimetrike, me shkëputje tektonike në krahët e P e në disa raste (antiklinali i Dajtit) janë të përmbysux e të mbihipur drej’t P. Edhe sinklinalet, më të ngushta e të mbushura nga flishi, janë asimetrike e me anim tektonik perëndimor. Z. e K. në buzinën P është pjesërisht e mbuluar nga molasa miocenike e Ultësirës së Tiranës, e cila përfshihet në Ultësirën Pranadriatike (shih). Z. e K. kufizohet në P me Zonën Jonike (shih), vende-vende me shkëputje tektonike. Në Z. e K. janë takuar vendburime boksiti, dolomiti, gëlqerori dhe (në Ultësirën e Tiranës) qymyrguri.

(L.P.) ZONA E MIRDITËS

Zona tektonike më e madhe e Albanideve të brendshme që shtrihet në pjesën lindore të vendit, duke filluar nga Kukësi në V e deri pranë Leskovikut në J dhe përfshihet në Krahinën Malore Qendrore (shih). Vazhdimi i saj jashtë kufijve njihet me emrin Zona Subpelagoniane. Tipari më themelor i Z. së M. është prania e ofioliteve jurasike, ndërmjet dy brezash shkëmbinjsh karbonatikë, kryesisht gëlqerorë të triasit e jurasikut, si dhe e formacionit efuzivo-sedimentar. Në Z. e M. ka edhe flish të hershëm jurasiko-kretak dhe sidomos gëlqerorë neritikë kretakë. Në XJltësirën e Brendshme (shih) të Z. së M. është mjaft e përhapur molasa e terciarit. Struktura e Z. së M. është mjaft e koklavitur dhe është formuar gjatë disa fazave të ciklit malformues alpin. Më e rënaësishme ka qenë faza malformuese e kufirit jurasiko-kretak, e cila çoi në ngritjen e pjesshme dhe rrudhosjen e komplikuar të ofioliteve, si dhe në mbihipjen e tyre mfei shkëmbinjtë karbonatikë rrethues. Gëlqerorët kretakë dhe molasa terciare, që janë përfshirë nga fazat malformuese më të reja, kanë pësuar rrudhosje më të vogla dhe në përgjithësi përbëjnë struktura sinklinale si p.sh. sinklinali i Hasit, i Munellës etj., në gëlqerorët kretakë të vendosur mbi brezin L. të masiveve të shkëmbinjve ultrabazikë dhe sinklinali i Mokrës, i Burrelit etj. në molasën terciare ndërmjet dy brezave të shkëmbinjve ultrabazikë. Po gjatë këtyre fazave është koklavitur më tej struktura e shkëmbinjve më të vjetër dhe janë krijuar shumë shkëputje tektonike, si rrjedhojë e të cilave pjesë të veçanta të Z. së M. kanë mbihipur njëra mbi tjetrën, janë krijuar blloqe tektonike të veçanta dhe në tërësi kjo zonë ka mbihipur në V mbi Zonën e Alpeve Shqiptare dhe në P mbi Zonën e Krastë-Cukalit. Në Z. e M. ndodhen vendburime të rëndësishme xeherorësh të kromit, të bakrit, të hekur-ndkelit, të nikelit, asbestit, kaolinës, boksite etj., ndërsa në Ultësirën e Brendshme të saj ka vehdburime qymyrguri, rërash kuarcore etj.

(M.Sha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zona E Krujës


[cite]