ZONA E SAZANIT
✤ Zona tektonike më perëndimore e Albanideve të jashtme që shtrihe* në gadishullin e Karaburunit e në ishullin e Sazanit dhe ka përhapjen më të madhe nën detin Adriatik, ku përbën Zonën Apuliane. Gjatë zhvniirr.it të saj paleogjeografik ka qenë një kurrizore e gjerë dhe e lartë nëndetare që shtrihej në P të Zonës Jonike. Është e ndërtuar nga një shtresnajë gëlqerorësh organogjenë neritikë dhe gëlqerorësh dolomitikë, që përfshijnë nivele nga kretaku i poshtëm aeri në oligocen. Mbi ltëta shkëmbinj karbonatikë shtrihen mergele miocenike. Shkëmbinjtë janë të rrudhosur në struktura antiklinale të zgjatura me asimetri lindore e me përmasa të mëdha, të formuara gjatë fazave malformuese miocenike. Ato kanë kulme të gjera e krahë jo të pjerrët, me shkëputje tektonike, që i fshehin krahët L dhe janë të zhvendosura kah L drejt Zonës Jonike (shih), duke mbuluar pjesërisht brezin sinklinal të Dukatit. Gëlqerorët e Z. së S. (Karaburunit) përdoren si mermer.
(E.P.—A.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zona E Sazanit
[cite]