ZONA JONIKE


ZONA JONIKE
✤ Zona tektonike më e madhe e Albanideve të jashtme, që përfshin Krahinën Malore Jugore (shih), vazhdon në V nën Ultësirëv Pranadriatikë (shih) si dhe në J, përtej kufirit, ku njihet me të njëjtin emërtim. Gjatë zhvillimit të saj paleogjeografik Z.J. ka qenë një hulli e thellë pelagjike, e shtrirë ndërmjet dy kurrizoreve të gjera nënujore dhe brenda të cilës ka pasur ngritje e thellime të formuara në një fazë malformuese të . hershme (jurasik), të cilat kanë qenë embrionet e strukturave të sotme antiklinale e sinklinale. Shkëmbinjtë më të vjetër të Z. J. janë evaporitet të permo-triasit, mbi të cilët shtrihet një formacion i trashë shkëmbinjsh karbonatikë. gëlqerorësh neritikë e dolomitesh të triasit të siparm — jurasikut të poshtëm, si dhe gëlqerorësh pelagjikë me ndërshtresa stralli të jurasikut, kretakut, paleocenit dhe eocenit. Formacioni më i sipërm është flishi. Në disa sinklinale takohet edhe molasa e cila është tejshtrirë mbi to që nga periferia e Ultësirës Pranadriatike, duke krijuar një ndërtim gjeologjik me dy kate strukturore. Në tërësi struktura e Z. J. është formuar gjatë disa fazave të ciklit malformues alpin sidomos gjatë miocenit e pliocenit. Tipike për të është prania e rrudhave antiklinale e sinklinale të vendosura në hap e të grupuara në breza strukturorë antiklinalë e sinklinalë. Nga L në P në Z. J. veçohen brezat antiklinalë të Beratit, Kurveleshit dhe Çikës dhe brezat sinklinalë të Përmqtit, Memaliajt, Shushicës e Dukatit, të cilat përgjithësisht zhyten nga J në V. Në tërësi rrudhat e ve*çanta janë asimetrike e të prirura në P me shkëputje tektonike herë-herë të mëdha në krahët P dhe me drejtim JL-VP. Gjatë shkëputjeve tektonike, që në disa raste kanë shkaktuar edhe zhvendosje horizontale për disa km. të rrudhave të veçanta’si dhe mhihipjen e tyre, kanë depërtuar evaporite në trajtë diapiresh, që kanë shkaktuar çrregullime të mëtejshme tektonike. Një diapir i madh evaporitesh është edhe ai i Dumresë. Shkëputjet tektonike, sidomos mbihipjet, që janë më të theksuara në brezat strukturorë më P të Z.J. kanë bërë që ajo të vijë në kontakt tektonik me Zonën e Sazanit (shih) në Qafën e Llogorasë. Në Z. J. takohen vendburime nafte e gazi, fosforiti, kripe guri, gjipsi, alabastri, gëlqerori si dhe qymyrguri.

(A.P.—E.P,)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zona Jonike


[cite]