ZONA KLIMATIKE MESDHETARE FUSHORE


ZONA KLIMATIKE MESDHETARE FUSHORE
✤ Zona klimartike më e madhe e vendit, që përfshin pjesën e ulët bregdetare të Shqipërisë nga fuslia e Mbishkodrës në V, deri në fushën e Mursisë në J. Veçori dalluese klimatike të kësaj zone janë: reshjet përgjithësisht në formë shiu, dëbora e rrallë dhe erërat me shpejtësi më të madhe se në zonat e tjera. Ndihet kudo ndikimi i detit dhe puhia detare. Ndahst në tri nënzona: veriore me shtrirje deri në vijën që bashkon Lezhën me Shëngjinin; qendrore, që shtrihet në J deri në afërsi të Vlorës dhe jugore, e cila përfshin viset me lartësi të vogël buzë Jonit si dhe fushën e Kalasës, Vurgut e Mursisë. Në nënzonën veriore bien mesatarisht 1300-1800 mm reshje në vit, ndërsa temp. mesatare vjetore është 15-16°C. Në nënzonën qendrore reshjet janë mesatarisht 950-1200 mm në vit (në skajin V të saj deri 1500-1700 mm) dhe temp. mesatare vjetore është 15-16°C. Në nënzonën jugore reshjet janë më të shumta, arrijnë 1600-1800 mm në vit, dhe temp. mesatare vjetore është 16-18° C. (A.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zona Klimatike Mesdhetare Fushore


[cite]