ZONA KLIMATIKE MESDHETARE KGDRINORE


ZONA KLIMATIKE MESDHETARE KGDRINORE
✤ Zona klimatike më e vogël e vendit, që shtrihet në L të Ultësirës Bregdetare dhe përfshin viset kodrrnore, përgjithësisht deri në 800 m lartësi, si dhe luginat e lumenjve: të Matit deri në Klos, të Shkumbinit deri në afërsi të Përrenjasit, të Devollit deri në Gurazes, Barç e Zaloshnjë, të Osumit deri në shpatet e malit të Postenanit, si dhe gjithë luginën e Vjosës, të Drinosit e të Shushicës. Ndahet në katër nënzona: veriore, qendrore, juglindore e jugperëndimore. Nënzona veriore është ndër më të ftohtat, temp. mesatare vjetore është 11-14°C, ndërsa sasia vjetore e reshjeve lëviz nga 1300-1800 mm, duke u rritur nga JL në VP. Në nënzonën qendrore temp. mesatare vjetore është 11-13°C, ndërsa sasia vjetore e reshjeve 1100-1300 mm, në skajet V e J arrin deri 1600-1800 mm. Në nënzonën juglindore temp, mesatare vjetore është 13-14°C ndërsa sasia vjetore e reshjeve është e madhe dhe lëviz nga 1000-1100 mm në L deri në 2500 mm në P. Në nënzonën jugperëndimore ndihet ndikimi i detit Jon, temp. mesatare vjetore është 14-15°C dhe sasia vjetore e reshjeve arrin deri 1700-2000 mm.

(A.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zona Klimatike Mesdhetare Kgdrinore


[cite]