ZONA KLIMATIKE MESDHETARE MALORE
✤ Zonë klimatike e madhe e vendit që përfshin tërë viset malore të Shqipërisë, me lartësi mbi 1000-lJOQ m. Përfshin edhe vise me lartësi më të vogël, por me veçori klimatike malore. Ndahet në katër nënzona: veriore, lindore, juglindore dhe jugore. Nënzona veriore përfshin gjithë pjesën e vendit në të djathtë të rrjedhjes së Valbonës e Drinit, dallohet për sasinë e madhe të reshjeve dhe për dimrat e ftohtë. Temp. mesatare vjetore, në pjesët e ulëta të nënzonës (afërsisht deri në 1000-1300 mm) ëshjtë 7-ll°C, ndërsa në viset më të larta 4-6°C. Bien mesatarisht 2000-2500 mm reshje në vit. Nënzona lindore përfshin viset malore, që kufizohen nga lugina e Drinit në V dhe nga ajo e Shkumbinit në J. Sasia e reshjeve është nga 1300-1800 mm. Në shpatet P të maleve arrin deri në 2000 mm, ndërsa në ato L është më e vogël. Nënzona juglindore përfshin viset malore që shtrihen midis luginës së Vjosës në J dhe luginës së Shkumbinit në V, në ctë cilat bien më pak reshje në Shqipëri, mesatarisht 900-1200 mm në vit. Nënzona jugore përfshin viset malore ndërmjet luginës së Vjosës dhe bregdetit të Jonit, prandaj pjesa P e saj ndikohet drejtpërdrejt nga deti. Ka temp. mesatare vjetore 8-12°C dhe bien mesatarisht 2000-2500 mm reshje. Pjesa L (Nemërçkë, Dhëmbel, Trebeshinë, Bureto) ka temp. metare vjetore 6-10°C dhe reshje mesatarisht 1200-1400 mm në vit.
(A.Mi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zona Klimatike Mesdhetare Malore
[cite]