ZONA KLIMATIKE MESDHETARE PARAMALORE


ZONA KLIMATIKE MESDHETARE PARAMALORE
✤ Zonë klimatike që përfshin luginën e Drinit (deri në afërsi të Komanit) e të Valbonës, rrjedhjen e sipërme të Shkumbinit, pllajën e Korçës e të Kolonjës, malet e Dangëllisë e të Shqerisë si dhe pjesët më të larta të Vargmaleve Perëndimore. Ndahet në dy nënzona: veriore e jugore. Nënzona veriore përfshin Luginën e Drinit dhe viset e larta të Vargmaleve Perëndimore. Temp. mesatare vjetore është 10-11°C, dimri është i ftobtë dhe ka ndryshime të ndjeshme në reshjet, që në pjesën L janë 900-1000 mm në vit, në pjesën V 1700-1900 mm dhe në pjesën P deri 2000 mm.Nënzona jugore përfshin pllajën e Korçës e të Kolonjës, malet e Dangëllisë e të Shqerisë, rrjedhjen e sipërme të Shkumhinit. Temp. mesat^ire vjetore është 9.5-10.5°C, reshjett në pjesën më të madhe të nënzonës janë 650-750 mm, ndërsa në skajet V e J janë mbi 1000 mm.

(A.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zona Klimatike Mesdhetare Paramalore


[cite]