ZOOLOGJIA
✤ Degë e biologjisë, shkenca që merret me studimin e kafshëve. Pjesët kryesore të saj janë: morfologjia (studion ndërtimin e kafshëve), fdziologjia (studion funksionet e tyre), taksonomia (merret me klasifikimin e kafshëve në kategori sistematike) dhe ekologjia (studion marrëdhëniet e kafshëve me mjedisin). Sipas grupeve të kafshëve që studiohen dallohen entomologjia (për insektet), iktiologjia . (për peshqit), ornitologjia (për shpendët) etj.(I.Ze.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zoologjia
[cite]