
ZOOTEKNIA
✤ Shkenca që studion rritjen, të ushqyerit, mbarështimin dhe shfrytëzimin e gjësë së gjallë për prodhimin e produkteve blegtorale dhe për punë (tërheqje, ngarkesë, vrap). Fillimet e Z. në Shqipëri u përkasin viteve 30 të shek. XX, pas krijimiit më 1928 të një bërthame zooteknike në Xhafzotaj (Durrës), e cila u shndërrua më pas (1932) në Institut Zooteknik. Instituti u mor kryesisht me studimin e kuajve të vendit, me përmirësimin e tyre racor dhe pjesërisht me studimin e gjedhit, të dhenve e të shpendëve.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zooteknia
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "ZOOTEKNIA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/zooteknia