ZOSIMEA
✤ Shkollë në Janinë, e themeluar jec1828 me fondet e vëllezërisë së Zosimeasve në fillim si shkollë 7-vjeçare dhe pas vitit 1852 si gjimnaz i plotë. Kishte një bibliotekë të pasur dhe një laborator të fizikës bashkëkohore. Krahas iëndëve klasike (letërsia greko-latine, teologjia, fiiozofia, historia), vend të rëndësishëm zinin dhe shkenca të tilla si fizika, matemaitika, kimia etj. dhe jepeshim gjuhët e reja, frëngjishtja e italishtja. Atje kryen studimet mjaft të rinj shqiptarë, disa prej të cilëve u bënë më vonë veprimtarë të Rilindjes kombëtare, si Jani Vretoja, Kostandin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Naim e Sami Frashëri etj.

(Dh.Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zosimea
● ⌘

[cite]