ZORRA E HOLLË

Zorra e hollë është një tub muskulor me diametër mesatar dhe i gjatë rreth 6 metra. Ajo në zgavrën e barkut paloset e ripaloset disa herë. Me punën e muskujve që veshin sipërfaqen e zorrëve të holla e që tkurren pa ndërprerje, ushqimi i tretur ose himusi që vjen nga stomaku, përparon ngadalë nga duodeni nëpër të gjithë zorrë e hollë.

Në zorrën e hollë vazhdon përpunimi dhe zbërthimi i himusit, por ndërkohë fillon edhe thithja e lëndëve ushqyese të dobishme për organizmin. Me anën e disa mekanizmave tepër të imëta, nga ushqimi i tretur thithen të gjitha lëndët e nevojshme që ato përmbajnë, kalojnë në rrjedhën e gjakut dhe shpërndahen në tërë organizmin, në çdo qelizë të tij.

Mukoza që vesh pjesën e brenda, zorrëve të holla, paraqet disa shumë të imëta që quhen vili. E gjithë sipërfaqja e zorrëve të holla është e mbuluar nga këto ngritje të imëta të cilat i japin asaj pamjen e kadifeshme të së. Në zorrët e holla ka rreth 4-5 milionë ngritje të tilla të imëta që kryejnë thithjen e lëndëve ushqyese

Trupi — Ynë

[cite]