ZUESI
✤ Fshat i rrethit të Shkodrës (JP), në shpatin J të malit Tarabosh, në bregun e djathtë të Bunës. Është në varësi administrative nga qyteti i Shkodrës. Fshat i vjetër, përmendet që nga shek. XVI, kur u vendosën familje të ardhura nga krahina të ndryshme të Shkodrës dhe të Krujës. Ruhen muret e një kishe mesjetare. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Një pjesë e tyre kanë punuar e punojnë në fabrikën e çimenstos, ndërtuar këtu më 1926, kurse pjesa tjetër punojnë në NB «Perlat Rexhepi». Z. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shërbimi shëndetësor, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Zuesi


[cite]