Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Prillit i thonë ndryshe gjelbëror. Prilli ka 30 ditë, dita ka 13 orë nata 11.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
PRILL
Ara
Arat që kanë mbetur lëndina a ugar lërohen. – Patatet, mollët dhe bathët prashiten. Do mbjellë misër
tërfil dhe panxhar. Thekra q’ është mbjellë në vjeshtë dhe do dhe do t’u jepet kashëve, korret.
Kopshti dhe vreshta.
Qershitë, dardhët, mollët dhe kumbullat shartohen, Drurëve u qërohen krimbat e insektet (mizat)
Vreshtat shartohen dhe hardhitë sosen së mbjelli.
Gjët’ e gjalla.
Pastrohen mirë quaret (patozët) e kafshëve. Kafshëve të mëdha u jepet një herë ngrënie të thatë
një herë të gjelbër. Bletëve do dhënë mjalt a sheqer të tretur n’ujë që të hanë.