Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Janarit i thonë ndryshe kollozhek & kalldnor
Janari është muaji i parë i vitit, dhe muaji i dytë i stinës së dimrit sipas kalendarit grigorian. Dita e parë e janari quhet Dita e Vitit të Ri. Janari nuk ka qenë gjithmonë muaji i parë i i vitit. Në vitet e para të historisë, muaji i parë ishte marsi, emër i marrë nga perëndia e luftës Mars, dhe dita e parë e vitit ishte dita e parë e marsit që ishte ditë feste, festë e cila festohet edhe sot. Meqënëse Marsi ishte muaji i parë, shtatori, tetori nëntori dhe dhjetori, ishin muaji i shtatë, i tetë, i nëntë dhe i dhjetë.
Fjala janar e ka origjinën nga Janos, një perëndi nga mitologjia romake. Janosi paraqitet me çelësa ose me treqind gogla në një dorë dhe gjashtëdhjetë e pesë në dorën tjetër, aq sa ditë ka viti.
Janari gjithashtu është i njohur si kalandari nga kalëndat e vitit të ri dhe dhuratat që jepen në Janar.
Janari ka 31 ditë, dita ka 10 orë dhe nata 14.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
JANAR
Në arë lërohet dheu që është për të mbjellë me drithë të verës. Plehërohet ara dhe çelen henqedet, që të rrjedhin ujrat.
Në kopsht e në vresht
krasiten mollët dhe dardhët. Priten hardhitë (do vënë re që të mos bëjë thëllim kur krasiten drurët dhe hardhitë), qërohet myshku (kërpudhën e vogla që zënë lëvozhgat e drurit dhe duken i bar i verdhë), për të qëruar fare lëvozhgën e drurit, tretin gëlqere në ujë dhe lajnë drunë me këtë ujë. Në këtë muaj* mbillen dhe qepë, hudhra, badhë, qiqra etj.
Kafshët e shtëpisë dhe mbletët:
Ushqehet e ngjallet bagëtia që do të shitet në pranverë. Pulave iu jepet tërshërë që të pjellin dhe duhet të kenë kumacnë (qymeznë) të pastër, krundet të pëvëluara e me piper të kuq janë të mira për ato.
Do patur kujdes të mos i zërë era bletët dhe të kenë çtë hanë (më mirë sheqer të pëhapur mbi pëhurë)
mos e ngitni kosheren kur bën shumë ftohtë se bletët që janë si të ngira bien përdhe.
duhen qëruar kosheret dhe duhen hequr fletët e thata dhe bletët e ngordhura.
*Koha e të mbjellava ndryshon sipas klimës, ne këtu themi për klimat ku s’bën as nxehtë as shumë ftohtë.