Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Dhjetorit i thonë ndyshe shënëndre, dimëror, dhetor. Dhjetori ka 31 ditë, dita ka 9 orë nata 15.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
SHËNËNDRE
Ara.
Do mbledhur fletë të rëna e barishte dhe plehra e duhen hedhur më një gropë bashkë me ca gëlqere e me ujë që të kalben e të bëhen pleh. Dherat që s’janë punuar duhen lëruar.
Kopshti dhe vreshta.
Duan krasitur drurët sa pa zënë gricat, kur bën pak burë. Rrëzë pemëve do hedhur ca pleh. Vreshti pritet.
Gjët’ e gjalla.
Patozët dhe kasollet ku flenë kafshët e bagëtia duhet të mos jenë të ftohtë, po është dhe shumë nevojë që të marrin erë (ajër), andaj duhet të kenë më lartë dritare (penxhere) që të mos i zërë drejt për drejt era që fryn. Kur bën shumë ftohtë do dhënë ujë të vakur pulave.
Duan ndërtuar kosheret dhe veç një vrimë të vogël që të dalin bletët kur bën kohë mirë, të gjitha vrimat duan zënë mirë. Kur bën shumë ftohtë mos i trazoni fare kosheret.