Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Gushtit i thonë ndryshe doreza. Gushti ka 31 ditë, dita ka 13 orë nata 11.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
GUSHT
Ara. Të korrat janë sosur me çdo vend. Do nisur të lëruarit për të mbjellurat e vjeshtës. Në këtë muaj
mbillet tërfil i kuq. Misri, meli, lini, qiqrat fieri korren.
Kopshti dhe vreshta
Janë ca qershi arrijnë në Gusht dhe ca lloj fiqsh, pjeshke, rushi, dardha, molle që bëhen në këtë kohë.
Vreshta do punuar pak (do prashitur)
Qepët janë bërë dhe shkulen. Ato lakra, spinaq. fasule, presh, e qepë që duan t’arrijnë në dimër i mbjellim në këtë muaj.
Gjët’ e gjalla.
Bagëtia kullot n’arët të korrur. Do zënë të mbledhim ve se pulat zënë të pakësojnë të pjellurit.