Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Marsi ka 31 ditë, dita ka 12 orë nata 12.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
MARS
Arat soset së lëruari e së mblelli drithë. (vërë) Mbi grurët që është mbjellë në dimër është mirë të shkohet një branë a një strumbullar, se vë në vend bimët që kanë lëvizur nga të ngrirët e dheut
(këtë punë s’e dimë në Shqipëri)
Kopshti dhe vreshtra
Të krasiturit e gjithë pemëve këtu sosen, nisin e shartojmë ato pemë që janë për të shartuar. Të prerët
e hardhive në këtë muaj duhet të jenë mbaruar, hardhi të ra mbillen dhe në këtë muaj.
Mbillen, lakra, presh, domate, imonik (shalqi). Kopshti plehrohet dhe prashitet mirë.
Gjët’ e gjalla.
Pelët që kanë pjellë në shkurt duan kujdes, shqerrat që kanë lindur në dimër zvjerdhen.
Patat, rosat, miskat dhe pulat shtrohen squkë (klloçka) me sa të mundet me shumë ve.
zogjtë që dalin nga këto ushqehen me me ve të zjera e me mjell elbi dhe me bukë të njomur me qumësht Kumaci duhet të jetë gjithnjë i pastër.