Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Maji ka 31 ditë, dita ka 14 orë nata 10.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
MAJ
Ara
Misri, liri, kërpi, fasulet, groshët në këtë muaj sosen së mbjelli. Meli në këtë kohë zë të mbillet. Tërfili i kuq korret dhe patatet e mbjella më parë prashiten.
Kopshti dhe vreshta
Gështenjat dhe arrët (kaçkat) shartohen, drurëve u këputen burbuqet e tëpërta.
Në maj squfurohen një herë vreshtat: të squfuruar dmth hidhet squfur mbi hardhitë për të shëruar sëmundjet q’ë bëhet rrushi e nga e cila thahet dhe nguret cipa e rrushit. kjo sëmundje s’është tekdo, dhe vetëm me të squfuruar mund të ndalohet dëmi që bën.
Hardhitë u priten majat e llastarëve. Në këtë muaj mund të mbillet çdo bimë q’ është për në verë si:
lakra, presh, fasule, dhe spinaq. selinat nxirret ku janë mbjellur farat dhe vihen rasatë.
Gjët’ e gjalla.
Kafshët pak e nga pak mësohen me të ngrënë të gjelbër. Do pasur kujdes që të mos hanë bar akoma me vesë se urgusen (u enjtet barku). Kur urgusen do fërkuar barku i kafshëve me ujë dhe me uthull.
Pulat duan ujë të kulluar. Kosheret e vogla të bletëve duhen mbledhur më një vend.