Nëntori

Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori

1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31

Nëntorit i thonë ndyshe brymor, ndandor, vjesht’ e tretë, vjesht’ e fundme, britm’ e tretë.
Nëntori ka 30 ditë, dita ka 10 orë nata 14.

Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.

VJESHTË E TRETË
Ara.
Panxhari soset së mbledhuri. Të mbjellurit do mbaruar që në krye të muajit. Duan ndërtuar ovratet
dhe do bërë gati vijëra, që kur të bjerë shi të rrjedhin ujrat.
Kopshti dhe vreshta.
Fiqtë mbillen (do me thënë këputet një degë, çahet pak më një anë, dhe kjo anë vihet më një gropë
e mbulohet me gur e me dhe, dhe ana tjetër lihet jashtë dheut. Farat e pemëve vihen në rërë këtë muaj.
Kështu në rërë më një anë të kopshtit farat rrinë ca kohë dhe në shkurt a në mars nxirren e mbillen në vënd që kanë për të mbajtur. brenda në rënë fara çkalon
Për vreshtat bëhet qilizmë, vreshtat prashiten do me thënë mihen. Hardhitë e vogla mbulohen përgjysmë me dhe. Në vende të ngrohta nisin të krasitin hardhitë.
Kopshti më s’do ujitur. Angjinaret do mbedhur e do ngritur dheu në rrëzë.
Gjët’ e gjalla.
Kafshët ushqehen me ngrënie dimri,

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Nëntori" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/nentori