Shkurti

Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori

1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31

Shkurtit i thonë ndryshe fror.
Shkurti ka 28 ditë, (ose 29 kur është vit i brishtë) dita ka 11 orë dhe nata 13.

Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.

SHKURT
Sosen së lëruari arat dhe si shkohet brana (lesa) e dheu nuk është baltë, mbillet thekër, grurë, elb, tërshëre duhan dhe qiqra.

Në kopsht e në vresht
krasiten qershitë, kumbullat, mollët e dardhët që kanë mbetur nga janari. Lahen me ujë gëlqereje drurët për të shpëtuar nga myshku. Mbillen drurë të vegjël dhe hardhi të ra.
Mbillen:
patate (kërtolla) të cilat kur bën ngricë duhen mbuluar me kashtë, me bar (a me shkorse)
mbillen bathë, fasule, hudhra, shalqi dhe vihen rasatë (fidanë) selino, patëllxhanë (dhe karnabite)

Kafshët dhe mbletët:
Pulat e miskat (pulat e detit) nisin të pjellin, do venë squkë (klloçkë) me pula e rosa, zogjtë
e vegjël duan ushqyer me vezë të zjera shumë disa ditë,
pastaj me mel të bërë brumë e me kokrra meli.
Të qërohen dhogat e kosheres do venë afër kosheres ujë të kripur të të pinë mbletët.

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Shkurti" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/shkurti