Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Shtatorit i thonë ndryshe vjesht’ e parë & britm’ e parë. Shtatori ka 30 ditë, dita ka 12 orë nata 12.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
VJESHTË E PARË
Ara.
Fletët e duahnit blidhen. Arat që do të mbillen në vjeshtë duan lëruar. Elbi, tëshëra gruri, grashina dhe qiqrat e dimrit mbidhen që në këtë muaj.
Kopshti dhe vreshta.
Fiqtë, pjeshkët kumbullat etj sosen së mbledhuri. Në këtë muaj më çdo vend ka ardhut koha e të vjelurit.
Gjët’ e gjalla. Kuajt niset t’u epet sanë dhe tërshërë të re.
Bagëtia shpihet n’ara të korrura dhe fle atje natën që të plehërohet dheu.
Pulave, miskave dhe rosave do dhënë misër a elb. Në këtë muaj mirret fare dylli dhe mjalt’i i huallit.
Do vogëluar dericka e kosheres që të mos hyjnë dot brenda armiqtë e bletëve.