Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31
Qershorit i thonë ndryshe kuqor. Qershori ka 30 ditë, dita ka 15 orë nata 9.
Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.
QERSHOR
Ara. Arat që kanë qënë lëndina a ugar plehërohen. Tërshëra, gruri dhe elb i verës taret.
Duhanit, misrit dhe fasuleve u mbidhet dheu si breng në fund. Liri shkulet. Në vendet të nxehtë
të lashtat korren. Tërfili, jonxha e grashina korret. Kërpi soset së mbjelli.
Kopshti dhe vresha
Qershitë arrijnë (piqen) që në krye të këtij muaji.
Squfurohet dhe një herë vreshta n’është frikë e asaj sëmundje që e zumë ngojë e të cilën e quajnë oidium frëngjisht.
Qiqra, lakra, spinaq, presh mbillen dhe në këtë muaj po i të kopshti do ujitur shpesh (dëndur)
Gjët’ e gjalla.
Dhënt’ e dhitë qethen, të tëra kafshët s’hanë veç bar të njomë. Kumacët duan larë dëndur.
Hualli i bletës hiqet nga kosherja për të nxjerrë mjaltë, dmth kosherja qethet.