Tetori

Janari | Shkurti | Marsi | Prilli | Maji | Qershori | Korriku | Gushti | Shtatori | Tetori | Nëntori | Dhjetori

1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31

Tetorit i thonë ndryshe, shënmitre & vjesht’ e dytë, vjesht’ e mesme dhe britm’ e dytë.
Tetori ka 31 ditë, dita ka 11 orë nata 13.

Kalendari i Bujkut (1899)
Me Kalendarin e Bujkut duam të shkruajmë ç’punëra bëhen çdo muaj të motit, në arë, në kopsht,
në vresht. Ç’kujdes kërkojnë kafshët shtëpiake dhe çfarë gjëra të vogla për shtëpitë.

VJESHTA E DYTË
Ara
Në këtë muaj do sosur së lëruari e së mbjelli, që të mos i zërë shpejt të gritet bimëtë

Kopshti dhe vreshta.
Mblidhen dardhët dhe mollët e dimrit. Si bien fletët nisen të krasiten dardhët dhe mollët.
Duan hapur që tani gropat ku do të vihen drurët (s’do hapur, që për t’arritur mirë një dru
gropa ku do të vihet do hapur disa kohë më parë)
Mbidhen farat e drurëve t’egër. Të vjelurit mbarohet

Gjët’ e gjallë
Pula për të pjellë duan tërshërë, kumaci duhet pastruar mirë për në dimër dhe të digjet ca squfur në të.
Do vështruar që bletët që kenë ngrënie për në dimër, çdo huall do 17 qillo (afro 13 okë) mjaltë për një dimër.

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Tetori" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/tetori