Ekuator quhet një rreth i përfytyruar, që ndan në dy gjysma tërë rruzullin tokësor, duke formuar gjysmërruzullin verior dhe atë jugor. Ekuatori, ndryshe, është paraleli 0 gradë. Në vendet që ndodhen afër ekuatorit, të cilat quhen vende ekuatoriale, klima është më e ngrohtë se në çdo vend tjetër të botës. Atje bien shira të shumta dhe rriten pyje të dendura e të pafund, që janë të gjelbra gjatë tërë vitit — pyjet ekuatoriale.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "EKUATORI" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ekuatori