RRETHI POLAR

(toka)

Rrathët polarë janë dy. Quhet rreth polar secili nga të dy paralelët e rruzullit tokësor që shtrihen afër 23 gradë larg poleve të Tokës. Zonat që shtrihen nga rrathët polarë gjer te polet, quhen zona polare. Ato janë zonat më të ftohta të rruzullit tokësor. Ajo pjesë e rruzullit tokësor, që shtrihet mbi paralelin 67°, qoftë në gjysmërruzullin verior, qoftë në atë jugor, quhet zonë polare. Në zonën polare veriore — në Arktik — hyjnë një pjesë e Kanadasë, e Alaskës, e Grënlandës etj., ndërsa në zonën polare jugore — në Antarktik — bën pjesë kontinenti i gjashtë i rruzullit tokësor — Antarktida.

Qielli – Deti – Toka

[cite]