Në një pus të zakonshëm, për të nxjerrë ujin deri në sipërfaqe të tokës duhet që ai të thithet me pompë ose të nxirret me kovë. Përkundrazi, uji i pusit artezian shpërthen vetë nga toka. Kur ujërat e shiut që futen nën tokë, hasin në një shtresë dheu të papërshkueshme, ato shpërndahen dhe formojnë një shtresë uji të nëndheshme. Për të arritur te kjo shtresë uji dhe për të nxjerrë ujin hapet një pus. Por nganjëherë shtresa e ujit mbyllet midis dy shtresave të papërshkueshme prej dheu, që bëhen si penda dhe e shndërrojnë shtresën në një kanal. Në qoftë se hapet një pus pingul me nivelin e sipërm të shtresës, uji shpërthen nga toka në bazë të parimit të enëve komunikuese. Një pus i tillë quhet pus artezian.
[cite]