STALAKTITET DHE STALAGMITET

STALAKTITET DHE STALAGMITET

(toka)

Stalaktite quhen hejet e gurta që varen nga tavani i guvave nëntokësore. Shpesh ato bashkohen me stalagmitet, të cilat ngrihen nga toka dhe formojnë ca shtylla shumë të bukura prej guri. Stalaktitet dhe stalagmitet mund të jenë edhe prej akulli. Stalaktitet dhe stalagmitet janë gurë gëlqerorë të formuar dalëngadalë për shkak të veprimit të ujit. Gjatë zhvendosjes së tij nën tokë, uji tret gurin gëlqeror dhe futet nëpër të çarat e kubeve. Kur ndeshet me ajrin dhe gazin karbonik që përmban ai, formohen kripëra që fundërrojnë dhe ngurtësohen duke pikuar nga kubetë e guvës. Nën një stalaktit, uji që pikon fillon të krijojë një stalagmit. Më vonë, duke rritur, ato bashkohen (për këtë duhen shekuj) dhe formojnë një kolonë prej guri gëlqeror.

Qielli – Deti – Toka

[cite]