VESA

(toka)

Shpesh, herët në mëngjes, pemët, barërat dhe bimët e tjera mbulohen nga pikëza të vogla uji. Ato vijnë nga frymëmarrja e bimëve ose nga ajri i pasur me avuj uji, që ftohen dhe bien në formë vese. Nuk duhet ngatërruar vesa me frymëmarrjen e bimëve. Vesa vjen nga dendësimi i avujve të ujit që ka ajri, kur ato ndeshen me tokën e ftohtë ose sendet që ndodhen mbi të. Pikëzat e vesës shfaqen, pra, jo vetëm mbi bimët, por edhe mbi çdo send tjetër, mbi rrugë etj. Kur netët janë të ngrohta, bimët nxjerrin nëpërmjet gjetheve pikëza uji për të ruajtur freskinë. Këto pikëza, të quajtura gabimisht vesë, mbulojnë vetëm gjethet e bimëve dhe jo sendet e tjera.

Qielli – Deti – Toka

[cite]