Anëshkrimi Anëshkrim-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Quhen “anëshkrime” tekstet që gjenden në anësoret (“margina”) e dorëshkrimeve ungjillore. Anëshkrimet janë tekste që nuk u takojnë shkruesve të kodikëve. Klerikë të lartë që i kanë pasur në përdorim ato, në raste ngjarjesh të jashtëzakonshme, kanë shkruar, më vonë, në boshllëkun e anësoreve, shkurtimisht njoftime për to (rasti i shpëtimit të ungjijve nga ushtria e car Uroshit, i një tërmeti të fuqishëm në Tepelenë në vitin 1701). Disa anëshkrime njoftojnë se ç’dorëshkrime ka kisha dhe kush është autori i tyre (rasti i Diptikut të Kishës së Shën Gjergjit, ku thuhet se “kjo shkronjë-e “Beratinus-1” – është pikërisht e dorës së Shën Gjon Gojartit).

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]