(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Emri antik i Beratit. Del si emërtim qendre urbane së paku katër shekuj para Krishtit. Por ka të ngjarë që, edhe emërtimi “Antipatridi” (“Polychronio Antipatridis”, peshkop pjesëmarrës në Concilli Calchoedonensimus, shekulli i 5-të), të jetë një formë tjetër, e vonshme dhe e greqizuar, e të njëjtit emër, paralelisht me “Pulheriopolis” / “Pulcheriopolis“ (“Monumenta montenegrina”, I, Podgorica 2001, s. 91).
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Antipatrea" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/antipatrea