KORJA E TOKËS

(toka)

Toka ka formën e një rruzulli të madh pak të shtypur në polet. Pjesa e brendshme e Tokës përbëhet nga shkëmbinj të shkrirë. Ne jetojmë mbi një kore të hollë toke. që zë gjithë kontinentet dhe fundet e oqeaneve. Duke shkuar drejt qendrës së Tokës, temperatura rritet 1 gradë për çdo 180 metra. Në qendër të Tokës, domethënë në thellësinë rreth 6400 km, temperatura arrin 3000 ose 4000 gradë. Është lehtë pra të kuptohet pse qendra e Tokës është një masë e zjarrtë. Pjesa e jashtme e saj, duke u ftohur, është ngurtësuar, por kjo shtresë e ngurtë nuk është më e trashë se 50 kilometra. Megjithatë, vende-vende, si p.sh. në zonën ku bën pjesë vendi ynë, ajo arrin një trashësi deri në 80 km. Në fund të oqeaneve trashësia e kores së Tokës është shumë më e vogël, si p.sh. në fundin e Oqeanit Paqësor, ku ajo arrin 5-6 km! Korja e Tokës mund të pësojë çarje nga tërmetet. Vullkanet shërbejnë si valvola sigurimi për planetin tonë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]