BUSULLA

(deti)

Gjilpëra e lëvizshme magnetike e busullës rrotullohet mbi një fushë me shkallëzime anash. Maja e gjilpërës, e ngjyrosur me blu, tregon gjithmonë veriun. Busulla i ndihmon udhëtarët që të përcaktojnë drejtimin e lëvizjes dhe të gjejnë rrugën e duhur. Shkencëtarët kanë vërejtur se magnetet drejtohen gjithmonë në drejtimin veri-jug të Tokës. Në të vërtetë ata vendosen sipas drejtimit magnetik veri-jug; prandaj, në qoftë se kërkohet drejtimi i saktë i veriut gjeografik, duhet të bëhet një korrigjim i vogël. Gjilpëra e busullës është një magnet. Në det, në pyll, në një natë pa yj ajo të ndihmon të gjesh rrugën. Por duhet pasur kujdes, se në afërsi të trupave të mëdhenj metalikë, gjilpëra çorientohet, e humbet veriun, dhe mund ta ngatërrojë atë që e përdor.

Qielli – Deti – Toka

[cite]